Përdorimi i pajisjes tuaj si një portofol
Mund të përdorni pajisjen tuaj për të paguar për mallra pa iu afruar portofolit tuaj real dhe
mund të menaxhoni të gjitha shërbimet e pagesës në një vend të vetëm. Kur bëni një
pagesë, mbani mend të aktivizoni funksionin NFC përpara se të prekni pajisjen tuaj me
një lexues të kartës. Për më shumë informacione mbi NFC-në, shikoni
NFC
në
faqen 135.
Pagesat e filluara me NFC-në mbështeten vetëm kur një kartë SIM e aktivizuar për NFC-në
është e futur në folenë e kartës SIM 1. Po ashtu, shërbimet e pagesës me anë të celularit mund
të mos jenë të disponueshme në rajonin tuaj.
Për të menaxhuar shërbimet e pagesës
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Trokitni lehtë dhe paguani.
Shfaqet një listë e shërbimeve të pagesës.
3
Menaxhoni shërbimet e pagesës si dëshironi, për shembull, mund të ndryshoni
shërbimin e paracaktuar të pagesës.
142
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.