Menaxhimi i pajisjeve shtesë
Përdorni aplikacionin Smart Connect™ për të menaxhuar një varg pajisjesh shtesë
inteligjente që mund t'i lidhni me pajisjen tuaj, duke përfshirë Xperia™ SmartTags, një
orëd të serisë SmartWatch ose një kufje me mikrofon pa tel nga Sony. Smart Connect™
shkarkon çdo aplikacion të nevojshëm dhe gjen gjithashtu aplikacione të palëve të treta,
kur janë të disponueshme. Pajisjet shtesë të lidhura më parë afishohen në një listë që ju
lejon të merrni më shumë informacion për tiparet e çdo pajisjeje shtesë.
Për të çiftuar dhe për të lidhur një pajisje shtesë
1
Nisni aplikacionin Smart Connect™. Nëse jeni duke e hapur Smart Connect™ për
herë të parë, trokitni lehtë mbi
OK për të mbyllur ekranin prezantues.
2
Trokitni lehtë mbi
Pajisjet shtesë, pastaj trokitni lehtë mbi .
3
Aktivizoni funksionin Bluetooth® nëse nuk është tashmë aktiv dhe më pas trokitni
tek emri i pajisjes shtesë me të cilën dëshironi ta çiftoni dhe ta lidhni.
4
Nëse kërkohet, futni një kod kalimi, ose konfirmoni kodin e kalimit të njëjtë në
pajisja dhe në pajisjen shtesë.
Për të rregulluar cilësimet për një pajisje shtesë të lidhur
1
Çiftoni dhe lidhni pajisjen shtesë me pajisjen tuaj.
2
Nisni aplikacionin Smart Connect™.
3
Trokitni lehtë mbi
Pajisjet shtesë dhe pastaj trokitni lehtë mbi emrin e pajisjes
shtesë të lidhur.
4
Rregulloni cilësimet e dëshiruara.