Transferimi i telefonatave
Mund t'i drejtoni telefonatat te një marrës tjetër, si p.sh. te një numër tjetër telefoni, të një
pajisje tjetër ose te një sekretari telefonike. Gjithashtu mund t'i transferoni telefonatat që
vijnë në kartën SIM 1 tek karta SIM 2 kur karta SIM 1 është e papërdorshme dhe
anasjelltas. Ky funksion quhet përdorueshmëria e Dyfishtë SIM. Duhet ta aktivizoni atë
manualisht.
Për të transferuar telefonatat
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata.
3
Përzgjidhni një kartë SIM.
4
Trokitni lehtë mbi
Transferimi i telefonatave dhe përzgjidhni një opsion.
5
Futni numrin tek i cili doni të transferoni telefonatat, më pas trokitni lehtë mbi
Aktivizo.
Për të çaktivizuar transferimin e telefonatave
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata.
3
Përzgjidhni një kartë SIM.
4
Trokitni lehtë mbi
Transferimi i telefonatave.
5
Përzgjidhni një opsion, pastaj trokitni lehtë mbi
Çaktivizo.
Për të aktivizuar funksionin e përdorimit të dy kartave SIM
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Me dy karta SIM > Përdorimi i SIM të
dyfishtë.
3
Nën
Përdorimi i SIM të dyfishtë, trokitni lehtë te rrëshqitësi për të aktivizuar
funksionin.
4
Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procedurën.
Nëse funksioni i përdorimit të dy kartave SIM nuk punon pasi ta aktivizoni, kontrolloni që të
keni futur numrat e telefonit në mënyrë të saktë për secilën kartë SIM. Në disa raste, numrat
zbulohen automatikisht gjatë konfigurimit. Në rast të kundërt, ju kërkohet t'i futni në mënyrë
manuale.