Shkarkimi i aplikacioneve nga burime të tjera
Kur pajisja juaj është cilësuar të lejojë shkarkime nga burime që nuk janë të Google
Play™, mund t'i shkarkoni aplikacionet drejtpërdrejt nga sajtet e tjera të uebit duke
ndjekur udhëzimet përkatëse të shkarkimit.
Instalimi i aplikacioneve me origjinë të panjohur ose të pasigurt mund të dëmtojë pajisjen.
Shkarkoni aplikacione vetëm nga burime të besuara. Kontaktoni me ofruesin e aplikacionit
nëse keni pyetje ose shqetësime.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me disa përdorues, vetëm pronari, që është përdoruesi
kryesor, mund të lejojë shkarkime nga burime që nuk janë të Google Play™. Ndryshimet e
bëra nga pronari ndikojnë te të gjithë përdoruesit e tjerë.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar shkarkimin e aplikacioneve nga burime të tjera
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi
Burime të panjohura.
4
Trokitni lehtë
OK.
Që të funksionojnë siç duhet, disa aplikacioneve i duhet të qasen te të dhënat, cilësimet dhe
funksione të ndryshme në pajisjen tuaj. Instaloni dhe jepini leje vetëm aplikacioneve që besoni.
Mund t'i shikoni lejet e dhëna për një aplikacion të shkarkuar dhe gjithashtu të ndryshoni
gjendjen e tyre duke trokitur lehtë tek aplikacioni nën
Cilësimet > Aplikacionet.
50
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.