Transferimi i muzikës në pajisjen tuaj
Ka disa mënyra për të transferuar muzikë nga një kompjuter në pajisjen tuaj:
•
Mund të transferoni skedarë muzikorë midis pajisjes tuaj dhe një kompjuteri duke
përdorur kabllon e dhënë USB. Pasi të lidheni, përzgjidhni
Transferuar skedarë në
pajisjen tuaj dhe më pas thjesht kopjoni dhe ngjitni ose zvarritni dhe lëshoni skedarët
duke përdorur kompjuterin. Shikoni
Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri
në
faqen 45.
•
Mund të përdorni softuerin Xperia™ Companion për të transferuar skedarët e mediave
tuaja ndërmjet kompjuterit dhe pajisjes tuaj. Mësoni më shumë dhe shkarkoni Xperia™
Companion për Windows në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion/
ose Xperia™ Companion për Mac në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac/.
Aplikacioni Muzika mund të mos i mbështesë të gjitha formatet e skedarëve të muzikës. Për
më shumë informacione rreth formateve të skedarëve të mbështetur dhe përdorimit të
skedarëve multimedialë (audio, imazh dhe video), shkarkoni Librin e bardhë për pajisjen tuaj te
www.sonymobile.com/support/
.