Shtimi i informacioneve të kontaktit mjekësor dhe urgjencës
Mund t'i shtoni dhe t'i modifikoni informacionet e urgjencës tek aplikacioni Kontaktet.
Mund të futni hollësi mjekësore, siç janë alergjitë dhe mjekimet që po përdorni, si dhe
informacione për të afërmit dhe shokët që mund të kontaktohen në rast urgjence. Pas
konfigurimit, qasja në informacionet tuaja të urgjencës mund të realizohet nga ekrani i
kyçjes i sigurisë. Kjo do të thotë që edhe nëse ekrani është i kyçur, për shembull, me një
kod PIN, model kyçjeje ose fjalëkalim, personeli i urgjencës përsëri mund t'i nxjerrë
informacionet tuaja të urgjencës.
1
Kthehuni në ekranin kryesor të Kontakteve
2
Shikoni më shumë opsione
3
Skeda e informacioneve personale e mjekësore dhe kontakteve të urgjencës
4
Informacionet personale dhe mjekësore
Për të futur informacionet tuaja mjekësore
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë .
3
Modifikoni informacionin e dëshiruar.
91
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar një kontakt të ri të urgjencës
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
KONTAKTET > Shto një kontakt.
3
Trokitni lehtë te kontakti që dëshironi të përdorni si kontakt urgjence.
Kontakti i urgjencës duhet të ketë të paktën një numër telefoni ku mund të telefonojë personeli
i urgjencës. Nëse pajisja juaj është kyçur nga një kyçje e ekranit të sigurisë, personeli i
urgjencës mund të shikojë vetëm numrin e telefonit të kontaktit të urgjencës, edhe nëse ka
informacione të tjera të futura në aplikacionin Kontaktet.