Cilësimet e fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas
dëshirës.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Rezolucioni
Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.
Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.
20.7MP
5248×3936(4:3)
Rezolucioni 20,7 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
15.5MP
5248×2952(16:9)
Rezolucioni 15,5 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
8MP
3264×2448(4:3)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
8MP
3840×2160(16:9)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
3MP
2048×1536(4:3)
Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
2MP
1920×1080(16:9)
Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Kohëvonuesi
Me kohëvonuesin, mund të nxirrni një fotografi pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdorni
këtë funksion për të nxjerrë autoportrete ose fotografi në grup me të gjithë në fotografi.
Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni dridhjet e
kamerës kur nxirrni fotografi.
10 sek.
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash për nxjerrjen e fotografisë kur trokitni lehtë te butoni i obturatorit ose
kur shtypni tastin e kamerës.
3 sek.
Cilësoni një vonesë prej 3 sekondash për nxjerrjen e fotografisë kur trokitni lehtë te butoni i obturatorit ose kur
shtypni tastin e kamerës.
Joaktiv
Fotografia nxirret sapo të trokitni lehtë te butoni i obturatorit ose të shtypni te tasti i kamerës.
116
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Efekti i lëkurës së butë
Mund të aktivizoni
Efekti i lëkurës së butë në pajisjen tuaj për t'i bërë tonet e lëkurës pak
më të buta kur bëni fotografi selfie në regjimet e regjistrimit
Me dorë dhe Automatike
superiore.
Gjurmimi i objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
HDR
Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt
një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për
humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato
të shndritshme.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
ISO
Mund ta zvogëloni turbullimin e imazhit të shkaktuar nga errësira ose nga subjektet që
lëvizin, duke rritur ndjeshmërinë ISO. Po ashtu, nëse dëshironi të nxirrni një imazh të
ndritshëm në kushte errësire, mund ta cilësoni ndjeshmërinë ISO në një vlerë më të lartë.
Automatik
Cilëson automatikisht ndjeshmërinë ISO.
50
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 50.
100
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 100.
200
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 200.
400
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 400.
800
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 800.
1600
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 1600.
3200
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 3200.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
Matja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë
e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Fytyra
Mat sasinë e dritës në fytyrë dhe rregullon ekspozimin në mënyrë që fytyra të mos jetë as shumë e errët, as
shumë e ndritshme.
Shumëfish
Ndan imazhin në shumë rajone dhe mat secilin rajon për të përcaktuar një ekspozim të ekuilibruar mirë.
Në qendër
Mat qendrën e imazhit dhe përcakton ekspozimin që bazohet në ndriçimin e subjektit atje.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
117
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Blici
Përdorni blicin për të nxjerrë fotografi kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë
në sfond. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit
në ekranin e kamerës:
Automatik
Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.
Mbush flashin
Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i ndritshëm se subjekti. Ky cilësim heq hijet e errëta të
padëshirueshme.
Reduktimi i syrit të kuq
Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një fotografi.
Joaktiv
Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotografisë është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i
pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një fotografi të mirë pa blic, duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni
kohëvonuesin për të shmangur fotografi të turbullta.
Projektori
Blici ndriçon vazhdimisht kur nxirrni fotografi.
Përzgjedhja e skenës
Përdorni tiparin Përzgjedhja e skenës për ta konfiguruar shpejt kamerën për situatat e
zakonshme duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër
cilësimesh që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar fotografinë më të mirë të
mundshme.
Joaktiv
Tipari Përzgjedhja e skenës është joaktiv dhe mund të nxirrni fotografi manualisht.
Lëkurë e butë
Nxirrni fotografi portret duke përdorur një efekt bukurie të përmirësuar.
Marrje artistike
Përdoreni për fotografimin me një sfond të butë.
Mjegullim kundër lëvizjes
Përdoreni për zvogëlimin e dridhjeve të kamerës gjatë xhirimit të një skene pak më të errët.
Peizazh
Përdoreni për fotografi peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.
HDR e korrigj. të dritës së sfondit
Përdoreni për të përmirësuar hollësitë në poza me kontrast të lartë. Korrigjimi i integruar i dritës së
sfondit analizon imazhin dhe e rregullon automatikisht atë për t'ju dhënë një pozë të ndriçuar në
mënyrë të përsosur.
Portret natën
Përdoreni për fotografi portreti të nxjerra natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës
së zgjatur të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
Skenë natën
Përdoreni kur nxirrni fotografi natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur
të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
Muzgu në dorë
Përdoreni për nxjerrjen e fotografive në dritë të dobët dhe aparatin në duar, me zhurmë dhe turbullirë
të zvogëluar.
Ndjeshmëria e lartë
Përdoreni për nxjerrjen e fotografive pa blic në kushte me dritë të dobët. Zvogëlon turbullirën.
Gatime
Përdoreni për fotografimin e ushqimeve të përgatitura me ngjyra të ndritshme.
Kafshë shtëpiake
Përdoreni për të nxjerrë fotografi të kafshëve tuaja shtëpiake. Zvogëlon turbullirën dhe sytë e kuq.
Plazh
Përdoreni për të nxjerrë fotografi të skenave buzë detit ose buzë liqenit.
118
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Borë
Përdoreni në mjedise me shumë dritë për të shmangur fotografitë e mbiekspozuara.
Festë
Përdoreni për fotografi në mjedise të brendshme me ndriçim të dobët. Kjo skenë zgjedh ndriçimin e
sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Për shkak të kohës së zgjatur të ekspozimit,
kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të qëndrueshme.
Sporte
Përdoreni për fotografitë e objekteve që lëvizin shpejt. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon
turbullimin prej lëvizjes.
Dokument
Përdoreni për fotografi tekstesh ose vizatimesh. I jep fotografisë një kontrast më të mprehtë.
Fishekzjarrë
Përdoreni për të nxjerrë fotografi të fishekzjarrëve me gjithë shkëlqimin e tyre.
Këto cilësime janë të disponueshme vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.