Kontrollimi i përdorimit të të dhënave
Mund të monitoroni sasinë e të dhënave të transferuara te dhe nga pajisja juaj nëpërmjet
lidhjes tuaj të të dhënave celulare ose Wi-Fi gjatë një periudhe të caktuar. Për shembull,
mund të shikoni sasinë e të dhënave që përdoren nga aplikacione individuale. Për të
dhënat e transferuara nëpërmjet lidhjes tuaj të të dhënave celulare, mund të cilësoni po
ashtu paralajmërime dhe kufizime të përdorimit të të dhënave për të shmangur tarifat
shtesë.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me disa përdorues, vetëm pronari, që është përdoruesi
kryesor, mund të rregullojë cilësimet e përdorimit të të dhënave. Rregullimi i cilësimeve të
përdorimit të të dhënave mund t'ju ndihmojë që të ruani një kontroll më të madh mbi
përdorimin e të dhënave, por nuk mund të garantojë parandalimin e tarifave shtesë.
Për të ndihmuar në zvogëlimin e përdorimit të të dhënave
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave > Kursyesi i të
dhënave.
3
Përzgjidhni një kartë SIM për të aktivizuar një lidhje të rrjetit të të dhënave celulare.
4
Trokitni lehtë te rrëshqitësi për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar trafikun e të dhënave
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi
Trafiku i të dhënave cel. për të aktivizuar ose
çaktivizuar trafikun e të dhënave.
Kur trafiku i të dhënave është joaktiv, pajisja juaj mund të vendosë përsëri lidhjet Wi-Fi dhe
Bluetooth®.
56
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të cilësuar një paralajmërim të përdorimit të të dhënave
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave > Cikli i faturimit.
4
Për të cilësuar nivelin e paralajmërimit, trokitni lehtë
Paralajmërimi i të dhënave,
futni kufirin e dëshiruar për të dhënat dhe trokitni lehtë
CILËSONI. Merrni një
njoftim paralajmërimi kur sasia e trafikut të të dhënave arrin nivelin që cilësoni ju.
Për të cilësuar një kufi të të dhënave celulare
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë
Cilëso kufirin e të dhënave.
Sapo përdorimi i të dhënave celulare të arrijë kufirin e cilësuar, trafiku i të dhënave celulare në
pajisjen tuaj do të çaktivizohet automatikisht.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave të aplikacioneve individuale
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Trokitni lehtë tek aplikacioni që dëshironi të kontrolloni dhe më pas trokitni lehtë
Përdorimi i të dhënave.
Funksionimi i aplikacioneve të veçanta mund të ndikohet nëse ndryshoni cilësimet që kanë
lidhje me përdorimin e të dhënave.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave tuaja
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Gjeni dhe trokitni lehtë
Përdorimi i të dhënave celulare për të parë informacionet
mbi sasinë e të dhënave të transferuara nëpërmjet lidhjes së të dhënave celulare.
4
Për të parë informacionet mbi sasinë e të dhënave të transferuara nëpërmjet
lidhjes Wi-Fi, trokitni lehtë te
Përdorimi i të dhënave me Wi-Fi.