Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë
Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, hapet një udhëzues i konfigurimit për t'ju ndihmuar të
konfiguroni cilësimet themelore, të hyni në disa llogari dhe të personalizoni pajisjen tuaj.
Për shembull, nëse keni një llogari të Sony Entertainment Network ose të Google™,
mund të hyni tek ajo këtu dhe të realizoni menjëherë konfigurimin.
Në udhëzuesin e konfigurimit mund të qaseni edhe më vonë nga menyja e Cilësimeve. Për t'u
qasur në udhëzuesin e konfigurimit në një pajisje me shumë përdorues, duhet të jeni lidhur si
pronari, domethënë, si përdoruesi kryesor.
Për të ndezur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani të ulur tastin e energjisë derisa pajisja të dridhet.
2
Futni kodin PIN të kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj trokitni lehtë mbi
.
3
Prisni pak çaste që të niset pajisja.
10
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për ta fikur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, trokitni lehtë mbi
Fikja.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.